Një ditë pasi publikoi videot duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur në Serbi.
I ftuar në edicionin e lajmeve në syri tv ishte në lidhje me Skype avokati i politikanit të rrahur serb, Çedomir Stojkoviq.
Ky i fundit ka deklaruar se në fillim ndaj politikanit Sanduloviq u anatemua nga media e lidhur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe pak orë më pas është rrëmbyer nga shërbimi sekret serb ku është dhunuar.
“Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviç duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar nga shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjent të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tij. Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe gjatë dhe doli nga spitali brenda ditës”, deklaroi ai.
Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni, shtoi avokati.
“Pasi u dërgua në shtëpi, policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varre e shqiptarëve, kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiq. Unë kam ngritur një padi penale kundër Milan Radaoiçiqit pasi është i përfshirë në grupe terroriste, por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviq”, pohoi Sojkoviq.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë – me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv.
Ndryshe, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksnadar Vuçiqi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak. /Telegrafi/