Site icon Telegrafi

Avokati jep një lajm të hidhur për Michael Schumacherin

Pas aksidentit gjatë skijimit, Michael Schumacher po vazhdon trajtimet medicinave në shtëpi tha avokati i ish pilotit të Formula 1, Felix Damm.

Në dhjetor të vitit 2015, në revistën gjermane Bunte kishte dal një lajm me titull se “Schumacher mund të ec sërish.”

Për shkak të formës së raportit, avokati kishte paditur revistën në Gjykatën e Qarkut të Hamburgut, transmeton Telegrafi.

“Këto pretendime janë të vendosura në faqet e brendshme të revistës dhe kjo nuk është e vërtetë”, tha avokati.

Ai ka zbuluar se deri më tani gjermani ende nuk e ka bërë një hap, pasi nuk po mund të ecë dhe vështirë është që të besohet se do të mund të rikthehet në këmbët e veta.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2013, Schumacher gjatë skijimit ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në shkëmbinj me ç’rast ishte në gjendje koma deri në qershor të vitit 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version