Roy Martin është avokat i çështjeve të divorcit qysh nga vitin 1996, dhe ekziston një pyetje të cilit ia bëjnë atij zakonisht: “Çfarë iu mëson njerëzve një karrierë e çështjeve të divorcit rreth martesës dhe jetës?”
Roy ka vendosur që kësaj pyetje t’i përgjigjet thjeshtë dhe bukur në forumin Quora.
Telegrafi e sjellë përgjigjen e tij të plotë, ku ai tregon gjithçka që ka mësuar për dashurinë në këto 21 vitet e fundit.
“Karriera ime më ka mësuar se, ‘ajo është tejet seksi’ është arsye e tmerrshme për t’u martuar. Gjithashtu më ka mësuar se ta dashuroni dikë me të vërtetë, nuk mjafton. Martesa kërkon angazhim, jo vetëm në martesë, por edhe angazhim në mirëqenien e personit me të cilin po martoheni. Martesa kërkon devotshmëri.
Pyeteni veten se a do të dëshironit të ishit me këtë grua kur ajo të jetë e plakur dhe e thinjur.
Pyeteni veten nëse do ta kishit mbështetur përgjatë muajve apo viteve të seancave të kimioterapisë kur të sëmuret nga kanceri i gjirit.
Pyeteni veten nëse dashuria që e keni për të do t’iu lejojë të bëni dashuri me të edhe kur ajo është e ‘padukshme’ për meshkujt tjerë.
Pyeteni veten nëse dëshironi të kujdeseni për të si për një foshnje kur ajo të mos jetë e aftë të kujdeset për veten.
Pyeteni veten se a jeni në gjendje të qëndroni me të deri në fund, dhe të mos e shihni këtë gjë si obligim por si privilegj.
Nëse veç i përgjigjeni me ‘po’ tërë këtyre pyetjeve, atëherë do të keni një martesë të suksesshme”. /Telegrafi/