Site icon Telegrafi

Avokado po shndërrohet në plastikë të biodegradueshme

Një kompani me qendër në Morelia, Meksikë, po bën plastikë të qëndrueshme, të biodegradueshme nga mbeturinat agro-industriale.

I quajtur BIOFASE, biznesi përdor farat e avokados për të krijuar piru, lugë, thika dhe pipëza që kanë 70 për qind përmbajtje të biomasës.

Produktet janë jashtëzakonisht të forta, të përshtatshme për ushqim të nxehtë dhe të ftohtë, dhe sipas markës, janë të parat që bëhen nga burime plotësisht të rinovueshme dhe të qëndrueshme raporton Forbes.

Meksika prodhon 300,000 paund avokado, ose afërsisht 50 për qind e furnizimit në botë.

“Farat e avokados grumbullohen në Meksikë si askund tjetër në botë, dhe shumica përfundojnë duke u djegur në depo”, shpjegon NowScience.

BIOFASE përdor 15 tonë fara avokado në ditë për të hyrë në tregun global për bioplastik, i cili është vendosur të jetë me vlerë 5.8 miliardë dollarë deri në 2021, sipas Bioplastics News.

Me një ekip prej 14 punonjësish, BIOFASE prodhon 130 tonë produkte plastikë të biodegradueshëm në fabrikën e saj në Morelia çdo muaj. Në nëntor, ndërmarrja ka në plan të hapë një fabrikë me një kapacitet prej 700 tonë në muaj. Para BIOFASE, të gjitha produktet biopolimer duhej të importoheshin nga vendet e tjera në Meksikë, shkruan ndërmarrja në faqen e saj të internetit, dhe këto produkte të importuara janë “të paktën dy herë më të shtrenjta”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version