Avionët luftarakë kinezë do të fluturojnë mbi Tajvan për të “deklaruar sovranitetin” nëse marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Taipeit vazhdojnë të përmirësohen, tha një figurë e shquar e medias shtetërore – pasi Pekini dërgoi 25 aeroplanë luftarakë drejt ishullit të hënën.
Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Hu Xijin, kryeredaktor i gazetës nacionaliste të Partisë Komuniste të Kinës, Global Times, është përgjigjur ndaj komenteve të fundit nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe tha se operacioni ushtarak ishte një përgjigje ndaj lëshimit të udhëzimeve të Departamentit të Shtetit të udhëzimeve të ndërveprimit midis zyrtarëve nga SHBA dhe Tajvani.
Ushtria Çlirimtare e Popullit do të “rritë presionin ushtarak” në rast të një ngrohje të mëtejshme të lidhjeve SHBA-Tajvan, tha ai.
“Nëse forcat e Tajvanit hapin zjarr, ai do të jetë momenti i luftës së gjithanshme përtej ngushticës së Tajvanit”, citohet të ketë shtuar ai.
Republika Popullore e Kinës pretendon pronësinë mbi Tajvanin demokratik pavarësisht se nuk e ka qeverisur kurrë atë në shtatë dekada që nga themelimi i saj pas Luftës Civile Kineze.
Qeveria kineze nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës në qëllimin e saj përfundimtar për “ribashkimin” e ishullit, ndërsa Tajvani vazhdon të drejtohet si një shtet de facto dhe mban disa partnerë jozyrtarë, por megjithatë vendimtar, në një ekzistencë të paqartë të njohur si statusi quo, shkruan më tej Newsweek.
SHBA, partneri më i rëndësishëm i sigurisë së Tajvanit, ka sinjalizuar miratimin e tij të qëndrimit të qeverisë tajvaneze ndërsa kërcënimi ushtarak i Kinës u përshkallëzua në vitet e fundit.
“Veprimet gjithnjë e më agresive” të Pekinit ishin “shqetësim i vërtetë” për administratën e Biden, ka thënë sekretari i Shtetit, Blinken, të dielën ndërsa rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj Tajvanit dhe vetëmbrojtjen e tij përmes Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një pushtimi kinez në ishullin e vetë-qeverisur, Blinken tha se do të ishte “një gabim serioz për këdo që të përpiqej të ndryshonte status quo-në ekzistuese me forcë”. /Telegrafi/