Telegrafi

Aviokompanitë evropiane do të ofrojnë 3G dhe 4G?

Tani, Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e rrjeteve të internetit në mobil, atij 3G dhe 4G LTE gjatë fluturimeve, mirëpo kjo nuk do të jetë në dispozicion gjatë uljes dhe ngritjes së aeroplanëve, por vetëm kur aeroplani është mbi 3.000 metra.

Sigurisht se kjo varet nga linjat ajrore individuale, përkatësisht nga aviokompanitë të cilat vendosin për të lejuar ose jo përdorimin e 3G-së dhe 4G-së në fluturimet e tyre.

Sipas TechCrunch thuhet se aviokompanitë po e shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të shërbimeve të internetit në fluturimet e tyre në Evropë me një çmim jo edhe aq të lirë për udhëtarët e tyre. / Telegrafi /