Site icon Telegrafi

Aventura verore? Pse jo? Mirëpo, me kujdes…

Megjithatë, mos u jepni shumë rëndësi rasteve dhe t’i ulni standardet vetëm për shkak se do t’ju ofrohet çfarëdo rasti.

Kriteret themelore të vlerësimit le t’ju jenë ato që a do të mund të imagjinoni në jetën e përditshme që me individin e tillë të kaloni kohën, sepse në të kundërtën do të mund të përjetoni zhgënjim të madh, e jo kujtime të bukura, shkruan All Womens Talk, transmeton Telegrafi.

Ja 10 këshilla për të filluar një histori romantike, një flirt të vogël ose edhe një aventurë, qoftë edhe për një natë të vetme:

1- Buzëqesh. Një buzëqeshje ndriçon fytyrën dhe tërheq njerëzit drejt teje. Kështu do të jesh një person magnetik.

2- Bëj komplimente. Më të mirat janë ato që bëhen papritur dhe plot fantazi. Komplimentet duhet të jenë të ndershme, të sinqerta dhe origjinale. Nëse edhe ju juve iu bëjnë ndonjë kompliment, përgjigjja duhet të jetë thjesht faleminderit.

3- Shikimi. Shikoje personin tjetër në sy, dhe këtë bëjeni ëmbëlsisht, por jo më shumë se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek diçka tjetër. Mos e kontrolloni kurrë me sy sepse do ta vini në siklet.

4- Dëgjo. Të dish të dëgjosh është një art i vërtetë. Personi që të intereson do të vijë direkt tek ty. Mbani mend: të gjithëve u pëlqen t’i dëgjojnë.

5- Bëj hapin e parë. Çdo moment bisedimi varet nga një prezantim domethënës e aspak arrogant. Qëndrimi yt duhet të duket i sinqertë dhe aspak tallës apo ironizues.

6- Mundohu të jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar në ftues. Nuk jeni një person pasiv që pret arritjen e një historie, jeni ju vetë ai që dëshironi të arrini gjithçka që keni ëndërruar.

7- Përdor ndihmesat. Mos dil nga shtëpia pa ndihmesat: janë aksesorë për të filluar një bisedë natyrale. E mbajnë të gjallë bisedën dhe i bën të tjerët të flasin me ty. Ndihmësit më të mirë janë: qeni, aksesorë të pazakontë, parfum shumë i mirë, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazetë apo një libër i bukur.

8- Argëtohu. Mundohu të jesh i qeshur, i ëmbël, shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobësitë e tua për t’u bërë sa më i afërt. Vetëm kështu mund të arrish të bësh dikë për vete, duke i treguar se në praninë tënde momentet argëtuese dhe çlodhëse nuk do të mungojnë. Kush do të mund të rezistonte para tyre.

9- Fillo një bisedë. Mënyra më e mirë është përshëndetja. Flit për atë që keni përreth, bëj një pyetje, kërkoji ndihmë ose shpreh një opinion. Nëse të bisedosh me të, ngjall simpati, atëherë mos nguro t’ia shprehesh atë, si dhe të guxosh edhe për më tepër.

10- Flirtimi është një dhunti. Një joshës apo joshëse e mirë ka besim në vetvete dhe nuk ka frikë nga rreziqet. Mundohuni të jeni entuziastë e sidomos pozitivë. Nëse kjo që po bëni është ajo që ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë nuk keni pse të nguroni për asnjë çast. /Telegrafi/
 

Exit mobile version