Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në kampionatin holandez, Eredivisie.
Skuadra e Avdijajt, Roda ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtimin e tyre te Vitesse në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie.
Edhe në këtë takim sulmuesi i Kosovës arriti të lë shenjë duke shënuar golin e epërsisë 2-0 për Rodan.
Goli i Avdijajt erdhi pas një asistimi të mirë të Simon Gustafson në minutën e 70-të.
Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen shumë për skuadrën e tij pasi i lë në garë për një vend që i shpëton nga rënia.
Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e tri golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke.
Në anën tjetër, skuadra e tij, Roda gjendet në pozitën e 16-të me 27 pikë apo vetëm katër më pak se pozita që e shpëton nga rënie prej kategorisë. /Telegrafi/