Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin holandez, Eredivisie.
Roda ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtimin e tyre te NAC Breda në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Eredivisie.
Goli i vetëm në këtë fitore të madhe për mysafirët e shënoi sulmuesi i Kosovës , Avdijaj, i cili ia siguroi tri pikë të vlefshme.
Avdijaj shënoi një supergol në minutën e 37-të të ndeshjes pas një asistimit të Dani Schahin.
Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen më shumë se tri pikë për skuadrën e tij pasi i lë në garë për një vend që i shpëton nga rënia.
Goli i shënuar sot ndaj NAC Bredas ishte i dyti personal për Avdijajn që nga transferimi i tij nga Schalke në fillimit të janarit.
Pas kësaj fitore, Roda renditet në pozitën e 17-të me 20 pikë apo shtatë pikë larg vendin që e shpëton nga barazhi. /Telegrafi/