Donis Avdijaj ka shkëlqyer të shtunën në ndeshjen e Bundesligës austriake, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e Hartbergut ndaj Riedit me rezultat 2-0.
Ndeshja i takoi xhiros së 31-të të grupit ku garohet për mbetje në elitën austriake.
Avdijaj asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 66-të, ndërsa shënoi për 2-0 në minutën e 76-të.
Një xhiro para fundit, Hartbergu është në vendin e nëntë me 24 pikë dhe ka siguruar mbetjen në Bundesligë.
Avdijaj ka gjashtë gola e pesë asistime në 15 paraqitje, duke treguar një formë shumë të mirë.
26 vjeçari të cilit talenti nuk i mungon, është në huazim në Austri nga Zurich./Telegrafi/