Telegrafi

Avdijaj përsëri vendimtar, shënon gol të bukur nga distanca në fitoren e Rodas

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në kampionatin holandez, Eredivisie, me skuadrën e tij Roda JC.

Skuadra e Avdijajt, Roda JC ka fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Zëolles, e vlefshme për javën e 30-të të Eredivisie.

Edhe në këtë takim sulmuesi i Kosovës arriti të lë shenjë duke shënuar golin hapës të ndeshjes dhe epërsisë 1-0 për Rodan.

Lexo po ashtu Avdijaj vazhdon me formë të mirë dhe gola te Roda, shënon në udhëtim ndaj Vitesses

Goli i Avdijajt ishte superior pasi erdhi nga distanca në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të mirë të Simon Gustafson.

Festa e Avdijajt me bashkëlojtarët e tij pas golit të shënuar

Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen shumë për skuadrën e tij pasi pas kësaj fitore i fut seriozisht në garë për një vend që i shpëton nga rënia nga kategoria.

Lexo po ashtu Avdijaj ndihet i penduar: Refuzova Realin, Juven, Unitedin, Cityn dhe Liverpoolin për Schalken

Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e katër golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke.

Tani, skuadra e tij, Roda gjendet në pozitën e 16-të me 26 pikë apo vetëm tri më pak se pozita që e shpëton nga rënie prej kategorisë. /Telegrafi/