Donis Avdijaj i Hartberg dhe Giacomo Vrioni i Tirol kanë arritur të shënojnë në javën përmbyllëse të kampionatit austriak.
Sulmuesi i Kosovës, Avdijaj arriti të gjejë golin në minutën e 5-të ndaj Ried në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Ky ishte goli i pestë në këtë kampionat për Avidjajn.
DONIS AVDIJAJ!!!!!
_____
HTB 1:0 SVR | 4´ – #htbsvr #admiralbl pic.twitter.com/VS1Jlex2HH— TSV Hartberg Fußball (@tsv_hartberg) May 20, 2022
Në anën tjetër sulmuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, ka vazhduar me momente të mira.
Ai arriti të shënojë në humbjen e Tirolit me rezultat 2-1 ndaj Altach.
Vrioni u rendit në vendin e dytë në listën e golashënuesve me 17 gola. /Telegrafi/