Site icon Telegrafi

Autori Jusuf Buxhovi sjell ribotimin e veprës ‘Libri i Gjakovës’

Në kuadër të javës së Mitingut të Pozisë që po mbahet në Gjakovë, e që këtë vit po shënon edicionin e tij të 60-të, autori dhe historiani Jusuf Buxhovi, në ambientet e Bibliotekës së Gjakovës, ka sjellë ribotimine veprës ‘Libri i Gjakovës’.

Buxhovi, ka bërë të ditur që ky është botimi i dytë i këtij libri, i cili këtë herë vjen me disa ndryshime.

“Dimensioni shpirtëror i një dashurie tragjike nga mallkimi i “gjakut të papastër” midis një dërvishi të verbër dhe fallxhorës në rrethanat e pushtimit tridhjetë e shtatë mujor të Gjakovës nga ushtria serbe dhe ajo malaziase në vjeshtën e vitit 1912, kur qyteti përgjatë lumit Krena, ndahet në dy pjesë, gjendje kjo që nxjerrë në pah edhe natyrën e karaktereve ndër më të ultat”, kishte shkruar Buxhovi.

Buxhovi gjithashtu ka bërë të ditur që ky libër do të përbëhet nga 221 faqe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version