Telegrafi

Autoritetet në Kinë kanë nisur një operacion për të rikapur më shumë se 70 krokodilë që u arratisën nga një fermë pas përmbytjeve intensive

Autoritetet në një qytet jugor të Kinës kanë nisur një operacion për të rikapur më shumë se 70 krokodilë që u arratisën nga një fermë pas përmbytjeve intensive që përfshiu rajonin, kanë raportuar disa media shtetërore, me disa banorë të paralajmëruar të qëndrojnë brenda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zvarranikët u mbajtën fillimisht në një fermë krokodilësh në Maoming, në provincën jugore të Guangdong.

Por një përmbytje e fundit shkaktoi vërshimin e një liqeni lokal, duke i lejuar kafshët të arratiseshin.

Një anëtar i skuadrës së urgjencës i tha Nanfeng Plus se mund t’u duhet të eutanizojnë krokodilët në vend që t’i kapin.

Në Kinë, krokodilët vlerësohen për lëkurën e tyre dhe mishi i tyre besohet se ka vlerë mjekësore në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

https://twitter.com/i/status/1701500147157586290

Dhe Guangdong është një vend i njohur për fermat e krokodilëve për shkak të klimës së tij relativisht më të ngrohtë.

Kina jugore dhe Hong Kongu janë goditur nga rrebeshe pas tajfunit Haikui që goditi rajonin javën e kaluar. /Telegrafi/