Të paktën katër persona kanë vdekur gjatë dhunës në një shtet verior të Indisë pasi autoritetet shkatërruan një xhami, duke pretenduar se ajo ishte ndërtuar ilegalisht. Dhuna shpërtheu në qytetin Uttarakhand të Haldwani-t gjatë asaj që policia tha se ishte një “operacion kundër cenimit të rendit”.
Autoritetet thanë se operacioni filloi për të pastruar strukturat ilegale, duke përfshirë një xhami dhe një medrese. Por, myslimanët që u lutën në xhami thonë se ata janë vënë padrejtësisht në shënjestër.
Qindra protestues dhe policë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e së enjtes. Në video shfaqen protestuesit duke djegur automjete dhe hedhur gurë, ndërsa policia hedh gaz lotsjellës ndaj tyre, shkruan bbc.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Banbhoolpur të Haldwani. Distrikti ishte dëshmitar i demonstratave të mëdha në muajin janar të vitit të kaluar, pasi më shumë se 50 mijë njerëz, kryesisht myslimanë, iu dorëzuan njoftimet për dëbimin me pretendimet se jetonin ilegalisht në tokën në pronësi të hekurudhave indiane. Vendimi u pezullua nga Gjykata e Lartë e Indisë.
BREAKING:
Terrorist attack in Haldwani in the Indian state Uttarakhand.
4 killed & 250 wounded after an Islamist mob of around 5000 ppl armed with petrol bombs & rocks attacked 200 police officers guarding the demolition of an illegally built mosque
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 9, 2024
Zyrtarët thanë se veprimi i fundit bazohej në një urdhër të Gjykatës së Lartë që u kërkon autoriteteve të heqin vendbanimet e paligjshme nga zona.
Tensionet për prishjen e xhamive janë rritur në muajt e fundit.
Grupet myslimane thonë se padrejtësish po sulmohen nga qeveria nacionaliste hindu e kryeministrit, Narendra Modi dhe e akuzojnë atë për polarizimin fetar përpara zgjedhjeve të përgjithshme dy muaj më vonë. Qeveria i mohon akuzat.
Grupe të ndryshme fetare në Indi kanë ligjet e tyre personale që rregullojnë çështje të tilla si martesa, shkurorëzimi dhe trashëgimia. Myslimanët në Uttarakhand e kundërshtuan UCC-në, duke e quajtur atë një ndërhyrje në praktikat e tyre islame. /Telegrafi/