Në ambiente të mbyllura, substancat kimike – avulli dhe aromat nga materiali i brendshëm i automjetit (enterieri) – mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, të cilat në Japoni nganjëherë i quajnë, “sindromi i enterierëve të pashëndetshëm”.
Mirëpo, materialet të cilat janë pjesë e pajisjeve të automjeteve të reja, gjithashtu lirojnë sasi të mëdha të kimikateve helmuese, njofton gazeta The Daily Yomiuri.
Duke kryer analizat në një automjet të ri, hulumtuesit nga Enti për Shëndetësi në prefekturën Osaka kanë konkluduar se, brenda këtyre automjeteve ka 34 herë më shumë koncentrime të substancave të dëmshme sesa që lejon Ministria e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale.
Edhe pas një viti, koncentrimi i substancave kimike në automjet ka mbetur mbi atë të parashikuarën.
Iwao Uchiyama, nga Enti Shtetëror për Shëndetësi, thotë: "Kur të qëndroni një kohë më të gjatë në automjet, do të ishte mirë të mbroheni nga thithja e substancave të dëmshme."
Si? Uchiyama thotë: "Nëse lejoni që në automjet të futet ajri i freskët…atë mund ta freskoni më shpejt sesa makinën".