Telegrafi

Autogoli ‘i dhimbshëm’ (Video)

Mbrojtësi sirian, Hamdi Faisal Al Masri, ishte njëri prej ‘viktimave’ në humbjen e përfaqësueses së tij me rezultat 5-0 nga Japonia të martën mbrëma.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror nga zona aziatike ishte mjaft e intensifikuar, ndërkohë që japonezët shënuan tre gola në gjashtë minutat e fundit.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Shinji Kagawa, shënoi dy gola në pjesën e dytë, por ‘heroi’ i vërtetë ishte siriani Hamdi Faisal Al Masri.

Kur rezultati ishte 0-0, në minutën e 17-të u dërgua një harkim në zonë nga Japonia, të cilën portieri sirian Ibrahim Alma e grushtoi, por nuk shkoi ashtu si deshi ai.

Shikoni se çfarë ndodhi më tej. /Telegrafi/