Pas ndeshjes së dytë të barazhit në Bundeliga, mes FC Heidenheim dhe Werder Bremen (2-2), tifozët nga të dy kampet kanë sulmuar autobusin e skuadrës ku paraqitet ylli shqiptar Milot Rashica.
Tifozët e FC Heidenheim sulmuan autobusin e ekipit Werder pas lojës, ku u desh që policia të ndërhynte.
Kishte objekte që u hodhën gjithashtu në autobus, pasi duhet që tifozët e Heidenheim u provokuan nga festimi i tepruar i lojtarëve të Bremenit.
“Disa njerëz hodhën gurë dhe shishe në autobusin e ekipit të Werder Bremen. Një dritare e autobusit u thye”, citohet të ketë thënë një përfaqësues i policisë.
@bpol_bw Video Angriff #Werder-Bus durch #Heidenheim Idioten wurde mir über eine WhatsApp-Gruppe weitergeleitet. Vielleicht nützt es Ihnen zur Verfolgung und Identifizierung der Täter. #FCHSVW #Relegation2020 #FCH #HDH pic.twitter.com/jNnlgkHbeX
— Bertento (@bertento) July 7, 2020
Por nuk u mbyll me kaq. Kjo pasi ka pasur festime të mëdha edhe në Bremen dhe sipas policisë, edhe aty kishte sulm ndaj autobusit të ekipit.
Tifozët hodhën shishe dhe fishekzjarrë ku edhe një kalimtar u godit nga një shishe.
Atij iu desh të shtrohej në spital për një dëmtim të kokës.
Edhe punëtorët e sigurimit janë goditur nga tifozët kur ndodhi përleshja, pasi thyen zinxhir policor.
Policisë iu desh të përdorte gaz lotsjellës, ndërsa u arrestuan edhe disa persona. /Telegrafi/