Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në jugperëndim të Pakistanit, kanë bërë të ditur zyrtarë lokalë.
Aksidenti ka ndodhur në provincën Balugistan, ku një autobus ra në humnerë derisa po kalonte mbi një urë dhe si pasojë shpërtheu, transmeton Telegrafi.
“Trupat e viktimave janë të paidentifikuara”, tha zyrtari lokal i Lasbelit në Belugistan.
Në videot amatore shihen kufomat që janë nxjerrë nga autobusi që është përfshirë nga zjarri.
Sipas dëshmitarëve okularë, pasagjerët që ishin brenda autobusit janë djegur për së gjalli, pasi dëgjoheshin duke bërtitur nga brendësia e autobusit të përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/
#Breaking:
Over 40 burned alive in #Pakistani bus crashA passenger bus with 48 people inside exceeded the speed limit and crashed into a bridge support while making a U-turn near Lasbela, Balochistan province in Pakistan. pic.twitter.com/dgz26iQ4k7
— Avia.Pro – 🛡️Foreign Affairs – 📡Geopolitics (@avia_pro) January 29, 2023
At least 40 people were killed this morning after a bus fell into a ditch and caught fire in the #Lasbela district of #Pakistan's southwestern #Balochistan province. The bus crashed into the pillar of a bridge while it was taking a U-turn near the Chinki stop in Bela area pic.twitter.com/ZVoQXxwYmh
— Kanyi Daily News #nigerianews (@KanyiDaily) January 29, 2023