Të paktën 18 persona humbën jetën në perëndim të Meksikës kur një autobus pasagjerësh u doli nga autostrada dhe ra në një luginë, thanë zyrtarët shtetërorë, duke shtuar se pasagjerët ishin kryesisht të huaj dhe disa po shkonin drejt kufirit me SHBA-në.
Gjatë rrugës për në qytetin kufitar verior të Tijuana, autobusi kishte mbi 40 pasagjerë, duke përfshirë qytetarë nga India, Republika Domenikane dhe vendet afrikane, raporton reuters.
Shoferi i autobusit është arrestuar, njoftoi qeveria e shtetit Nayarit ndërsa autoritetet dyshojnë se shkaktar i aksidentit ishte tejkalim shpejtësie në një kthesë të rrezikshme.
Rreth 20 persona janë dërguar në spital për tu trajtuar ndërsa një grua raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
As kompania e autobusëve dhe as instituti i migracionit të Meksikës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Muajin e kaluar, një aksident autobusi në shtetin jugor të Oaxaca la të vdekur 29 persona. /Telegrafi/