Site icon Telegrafi

Austria shkruan historinë në fitoren ndaj Ukrainës, kalon në fazën e eliminimit direkt për herë të parë

Foto: uefa.com

Austria e ka mbyllur fazën e grupeve me fitore ndaj Ukrainës me rezultat 1-0 në Euro 2020 në Grupin C, duke kaluar kështu në atë të eliminimit direkt.

Pas vetëm 21 minutash, austriakët kaluan në epërsi nëpërmjet Christoph Baumgartner, që u asistua nga David Alaba.

Ukraina më pas tentoi t’i barazonte shifrat në 1-1, me Mykola Shaparenko (29’) që bëri një goditje të fuqishme, por Daniel Bachmann bëri pritje fantastike.

Në minutën e 37-të, Konrad Laimer i Austrisë lëshoi një goditje të mirë, mirëpo Georgi Bushchman po ashtu bëri pritje të madhe.

Austriakët lëshuan një shans tjetër të mirë, pasi Marko Aranutovic nuk qëlloi saktë në kuadratin e portës.

Foto: uefa.com

Pjesa e dytë filloi me një ritëm më të ngadaltë, derisa nuk pati shanse serioze nga të dyja palët.

Ishte minuta e 54-të kur David Alaba harkoi brenda zonës së Ukrainës, mirëpo topi u largua nga kundërshtarët.

 

Ukrainasit më pas rrezikuan me anë të Sergiy Sydorchuk (67’), por pasimi i tij doli të ishte i gabuar.

Deri në fund, Austria ia doli të mbahej mjaft mirë, duke marrë kështu tre pikë që e kaluan tutje.

Holanda e mbylli Grupin C si lider m nëntë pikë, Austria tre më pak, Ukraina me tre sosh deh Maqedonia e Veriut që nuk mori asnjë pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version