Austria fitoi 3-1 kundër Maqedonisë së Veriut në Grupin C në kuadër të Euro 2020.
Golat për austriakët i shënuan Stefan Lainer, Michael Gregoritsch dhe Marko Aranautovic, derisa për maqedonasit shënoi Goran Pandev.
Austria ishte skuadër më e mirë ën fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me Maqedoninë e Veriut që u vlerësua 6.52.
David Alaba doli të ishte lojtari më i mirë i kësaj përballje, e që u notua me 8.3.
Lojtarët shqiptarë që debutuan në Kampionatin Evropian u vlerësuan me: Eni Bardhi (7.3), Musliu (6.3), Ezgjan Alioski (6.3) dhe Arijan Ademi (6.7)
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide ishte Stefan Ristovski që u vlerësua me 6.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: