Telegrafi

Australia – Peru: Formacionet zyrtare, australianët luajnë për kualifikim

Australia dhe Peru do të ballafaqohen në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit C në kampionatin botëror.

Për peruanët është ndeshje prestigji pasi që nuk ka gjasa të kalojnë grupin, gjersa australianët kanë një mundësi të vetme.

Por, kjo varet prej takimit në mes të Francës dhe Danimarkës, ku kjo e fundit duhet të humb, ndërsa Australia duhet të triumfojë me një epërsi prej së paku dy golave.

Takimi mes australianëve dhe peruanëve pritet të startojë në ora 16:00, në stadiumin Fisht Olympic Stadium.

Aktualisht Australia ka një pikë dhe zë pozitën e tretë gjersa Peru nuk e ka fituar ndonjë sosh.

Australia: Ryan, Milligan, Leckie, Juric, Kruse, Mooy, Jedinak, Behich, Risdon, Sainsbury dhe Rogic.

Peru: Gallese, Santamaria, Trauco, Cueva, Guerrero, Tapia, Ramos, Advincula, Carrillo, Yotun dhe Flores. /Telegrafi/