Telegrafi

Australia dhe Anglia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për femra

Përfaqësuesja e Australisë dhe ajo e Anglisë kanë siguruar tashmë nga një vend në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës për femra, e cila po zhvillohet në Zelandë të re dhe Australi. 

Kampionati Botëror për femra ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi tashmë dihet edhe dy ekipet tjera përfaqësuese që kanë siguruar nga një vend në gjysmëfinale.

Pas Spanjës dhe Suedisë që do të ndeshen në njërën gjysmëfinale, Australia dhe Anglia i janë bashkuar në gjysmëfinalen tjetër, ku do të takohen mes vete për një vend në finale.

Australia e mposhti Francën në penallti (7-6), pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 0-0 në një ndeshje shumë të luftuar.

Në ndeshjen tjetër, Anglia triumfoi ndaj Kolumbisë me rezultat 2-1, por në kohën e rregullt prej 90 minutave.

Golat për anglezet u shënuan nga Lauren Hemp dhe Alessia Russo, ndërsa për kolumbianet shënoi Leicy Maria Santos Herrera.

Ndeshja gjysmëfinale mes Australisë dhe Anglisë zhvillohet më 16 gusht, ndërsa Spanja dhe Suedia luajnë me 15 gusht. /Telegrafi/