Manchester Unitedi thuhet se ka një marrëveshje me mbrojtësin anësor të PSG-së, Serge Aurier.
Sipas mediumit anglez The Sun, Aurier ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Djajtë e Kuq.
Megjithatë, krerët e skuadrës nga Old Trafford duhet të bien dakord me Paris Saint-Germain për mbrojtësin e djathtë, i cili gjithashtu kërkohet nga Chelsea dhe Interi.
Korrespondenti gazetës L’Equipe, Loic Tanzi, thyen lajmin të enjten pasdite – duke shtuar se Unitedi gjithashtu duhet të zgjidhë një leje pune.
Jose Mourinho ka kërkuar opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes, me Antonio Valencia dhe Matteo Darmian që janë dy zgjedhjet e tij aktuale. /Telegrafi/