Augsburg ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Bundesliga.
Pjesa e parë ishte e zbehtë më të dy skuadrat që kishin vetëm nga një rast të mirë për gol.
Leroy Sane kishte rast në minutën e 17-të, por goditja e tij u prit nga portieri.
Augsburgu u kundërpërgjigj me Maximilian Baueri i cili kishte po ashtu mundësi të mirë, por gjuan dobët me kokë.
Can't find the breakthrough so far ⏸️
🔴⚪ #FCAFCB 0-0 (HT) pic.twitter.com/SoCdwAADgT
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 17, 2022
Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë në start duke e gjetur edhe golin.
Zhvillohej minuta e 59-të, kur Mërgim Berisha nga afër arrin ta tund portën e Manuel Neuer për 1-0.
https://twitter.com/GurakarBulent/status/1571157214466908162
Bayern Munich u mundua të barazojë me Sanen në minutën e 73-të, por ky i fundit nuk ia arriti të shënojë.
Berisha dhe Elvis Rexhebeçaj luajtën nga 90 minuta në këtë fitore të madhe të skuadrës së tyre.
Bayern Munich pas kësaj humbje bie në pozitën e katërt më vetëm 12 pikë, ndërsa Augsburg është në vendin e 11-të me nëntë pikë. /Telegrafi/