Telegrafi

Augsburg kthehet te fitorja: Berisha asiston në golin e vetëm të ndeshjes, Rexhbeçaj luan 90 minuta

Augsburg ka fituar si mysafir i Werder Bremen në “Weserstadion” me rezultat 1-0, ku Mërgim Berisha e dhuroi asistimin e golit të vetë,

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrat që nuk arritën të rrezikonin edhe aq.

Në fraksionin e dytë, Augsburg mori tri pikë fal golit të Ermedin Demirovic i cili shënoi në minutën e 63-të dhe atë falë asistimit të Mërgim Berishës.

Sulmuesi shqiptar kishte rast të mirë në minutën e 76-të, por parabola e tij gjeti transversalen.

Berisha luajti deri në fundin e ndeshje, ku u zëvendësua pak pa i rënë bilbilit gjyqtari, ndërsa për 90 minuta luajti edhe Elvis Rexhbeçaj.

Werder shpërdoroi mundësinë për të barazuar rezultatin, por Ducksch gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë.

Werder ka 8 pikë në vendin e 9-të, ndërsa Augsburg pas tre humbje radhazi ka shijuar fitoren e dytë dhe gjendet në vendin e 11 me 6 pikë. /Telegrafi/