Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e fundit të Pierre-Emerick Aubameyangut.
Ky i fundit ka pohuar se do të largohet gjatë verës prej skuadrës gjermane, e cila ka bërë që të nervozojë zyrtarët e ‘milionerëve’.
“Ne biseduam dhe i rekomandova që të jap sa më pak intervista në lidhje me afatin kalimtar të verës”, tha Zorc Reviersport, transmeton Telegrafi.
“Gjithashtu i thash që të përqendrohet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Ai e kuptoi atë. Ne kemi një marrëdhënie shumë, shumë të mirë”, tha Zorc.
Theksojmë se reprezentuesi i Gabonit ka qenë i lidhur me Manchester Cityn dhe Real Madridin. /Telegrafi/