Site icon Telegrafi

Aubameyang u pezullua nga klubi, por arsyeja është e çuditshme

Vetëm pak minuta para se të fillonte ndeshje e Ligës së Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës, u vu re mungesa e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang në listën e lojtarëve të përfshirë për këtë ndeshje.

Në intervistën e tij përpara ndeshjes, trajneri i Dortmund, Thomas Tuchel, deklaroi se klubi ka vendosur ta pezullojë deri të enjten, pa dashur të zgjatet më shumë mbi këtë temë.

Mbi këtë situatë të çuditshme të krijuar në skuadër foli edhe drejtori sportiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

“Quhen arsye të brendshme sepse janë të brendshme. Nuk dua të shtoj asgjë më shumë. Por e mira e kësaj është se ai do të jetë i çlodhur dhe gati për sfidën ndaj Hamburg. Do të rikthehet në skuadër për ndeshjen e radhës”, tha ai.

Por gazeta Bild ka dhënë dy mundësi pse ai është pezulluar edhe pse nuk e ka të konfirmuar lajmin.

Sipas Bild lojtari ka luajtur me telefon në një mbledhje të skuadrës gjë që ka bërë që klubi ta dënojë, pasi telefoni nuk lejohet në këso mbledhjesh.

Arsyeja e dytë që e jep gazeta e njohur gjermane është se ai të hënën ka udhëtuar për Milano edhe pse e kishte pushim. Por një rregull i klubit thotë se lojtarët edhe pse e kanë pushim nuk guxojnë të dalin jashtë Gjermanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version