Sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang nuk po mendon largimin.
Ndryshe nga deklarata e tij dy muaj më parë kur deklaroi se dëshiron largimin tani ka ndryshuar mendje.
Anëtari i Borussia Dortmund, ka bërë të qartë se dëshiron të përqendrohet vetëm në skuadrën verdh e zi.
“Aktualisht po përqendrohem te sezoni aktual dhe nuk dua të mendoj shumë për afatin kalimtar”.
“Kam kaluar disa javë të vështira pas deklaratave të mia të fundit, kështu që më mirë të mos flas”, deklaroi Aubameyang. /Telegrafi/