Site icon Telegrafi

Aubameyang: Nuk kishte oferta, qëndroj te Dortmundi

Pierre-Emerick Aubameyang pranon se ai ishte tunduar nga Kina, por në mënyrë efektive ka hequr dorë edhe nga Milani, duke theksuar se Do të qëndroj në Borussia Dortmund.

Sulmuesi nga Gaboni ka qenë objektivi numër një për sulmin e Rossonerëve, sidomos pasi ai erdhi përmes akademisë së tyre të rinjve para se të shitej për mungesë minutash, por çmimi prej 80 milionë euro ishte shumë i shtrenjtë.

Lexo po ashtu "Aubameyang e përbën i vetëm 20 për qind të Borussia Dortmundit"

Kështu, pas dështimit për të ardhur një ofertë e duhur dhe pas kthimit nga pushimi, Aubameyang ka vendosur të qëndroj te skuadra gjermane.

“Askush nuk mund të thotë se çfarë ka të ardhme”, ka thënë fillimisht Aubameyang për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Lexo po ashtu Aubameyang në pritje të Milanit

“Është e vërtetë që kam folur me Borussia Dortmund para se të shkoj me pushime. Ua thashë atyre mendimet e mia, se ndoshta isha gati të provoja diçka ndryshe”.

“Por, asnjë nga klubet që më donin mua nuk mund ta bënte atë [transferimin] të ndodhë”.

“Kështu që unë do të qëndroj këtu në Borussia Dortmund. Më pëlqen të qëndroj këtu shumë, ndihem si në shtëpi në Dortmund”, përfundoi sulmuesi gabonez. /Telegrafi/

Exit mobile version