Borusia Dortmundit nuk i ka pëlqyer aspak që Pierre-Emerick Aubameyang festoi golin në ndeshjen ndaj Shalke 04 me një maskë që e ka përdorur në një reklamë të firmës Nike.
Kjo sepse klubi verdhezi ka kontratë me firmën Puma.
Hans-Joachim Watzke, drejtor i përgjithshëm i Dortmundit, deklaroi se “puna e maskës është një budallallëk.
“Këtë herë nuk do ia hedhë paq”, tha Watzke, transmeton TCh.
Pritet një gjobë tashmë për sulmuesin nga Gaboni, i cili në muajin mars bëri gabimin të luante me logon e Nike në kokë.
Në atë rast, Puma nuk bëri zë, por të dielën lëshoi një komunikatë ku thuhej se pret që Dortmundi të marrë masat e duhura për këtë incident.
Aubameyang scores in the #Revierderby, puts on weird mask to celebrate (via @FOXSoccer) #s04bvb pic.twitter.com/doZjP5Hcv9
— Cristian Nyari (@Cnyari) April 1, 2017