Telegrafi

Atmosferë madhështore në Serie B mes Barit dhe Foggias, e krijuar nga 30 mijë tifozë (Foto/Video)

Derbi i parë Puglia në 20 vite në mes Barit dhe Foggias u vendos në minutën e 91-të.

Takimi u fitua nga Cristian Galano (i lindur në Foggia), kjo pas asistimit nga Franco Brienza (ish-lojtar i Foggias).

Por, rezultati nuk ishte në plan të parë në mediat evropian pasi atmosfera ishte thjeshtë madhështore në këtë takim.

Në stadiumin San Nicola ishin të pranishëm 30 mijë tifozë.

Këta tifozë krijuan koreografi dhe atmosferë gjatë gjithë takimit, e cila u duartrokit edhe nga tifozët e Serie A dhe ligave të mëdha evropiane.

Bari pas kësaj fitore renditet në vendin e parë me 29 pikë, kurse Foggia në vendin e 17-të me 18 pikë. /Telegrafi/

Rastet dhe goli i ndeshjes: