Site icon Telegrafi

Atmosfera brenda grupit toksike, ylli i Man United ankohet te trajneri për Bruno Fernandes

Rasmus Hojlund është ankuar tek trajnerët e Manchester United për bashkëlojtarin e tij Bruno Fernandes.

Sipas Daily Mail, Erik ten Hag dhe stafi i tij u pëballën me një problem brenda ekipit, mirëpo asgjë nuk u bë publike.

Hojlund i cili shënoi penalltinë fituese ndaj Coventry Cityt në gjysmëfianle të FA Cup, bëri një ankesë për Fernandesin.

Është pretenduar se sulmuesi shprehu nervozizmin e tij tek trajnerët e klubit duke thënë se Fernandes nuk po i pason atij topin sa duhet.

Lexo po ashtu Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Kujtojmë se Hojlund kishte pasur një përleshje me Diogo Dalot gjatë humbjes me rezultat 4-3 ndaj Copenhages në Ligën e Kampionëve.

Fernandes mbajti anën e bashkëkombasit të tij dhe kur danezi ngreu shqetësimin e tij me trajnerët, atij iu tha që ta sqarojë problemin direkt me Dalot.

Bruno është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Ten Hag këtë sezon, pasi ka luajtur 43 ndeshje në të gjitha garat.

Ai shënoi në kohën e rreugllt ndaj Coventryt, para se të tregohej i saktë edhe në ekzekutimin e penalltive në fund./Telegrafi/

Exit mobile version