Site icon Telegrafi

Atletikë: 15 skandalet më të famshme të dopingut

Por atletika, dhe vrapimi në veçanti, vazhdimisht janë prekur nga skandale të dopingut. Ja një listë e disa prej rasteve më të famshme, të përmbledhura nga Reuters.

1. Ben Johnson (Kanada). Atij iu morr medalja e artë në 100 metra në Olimpiadën e Seulit në vitin 1988 pasi doli pozitiv për steroidë të ndaluar. Megjithatë, deri tash, ai mbetet skandali më i madh në Lojërat Olimpike.


2. Linford Christie (Britani). Në moshën 32-vjeçare, ai ishte atleti më i moshuar që fiton në 100 metra pasi triumfoi në Lojërat Olimpike të vitit 1992 në Barcelonë. Shtatë vite më vonë, në gjysmë-pensionim, ai doli pozitiv në steroidin nandrolon.


3. Dennis Mitchell (SHBA). Amerikani, i cili fitoi medaljen e artë si pjesë e ekipit të SHBA-ve në vrapim 4×100 metra në Olimpiadën e Barcelonës në vitin 1992, u suspendua për dy vite në vitin 1998 për nivelet e larta të hormonit seksual mashkullor, testosteron.


4. Dwain Chambers (Britani). Përfundoi i katërti në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e Syndeyt në vitin 2000, por u suspendua për dy vite në vitin 2003, pasi doli pozitiv për steroidin THG të dizajnuar në skandalin e laboratorit BALCO.


5. Tim Montgomery (SHBA). Po ashtu i përfshirë në skandalin e dopingut që buroi nga laboratori i San Franciscos. Amerikani shënoi rekord të ri në 100 metra në vitin 2002 (9.78 sekonda), por më vonë pranoi se kishte përdorë doping në Olimpiadën e Sydneyt.


6. Marion Jones (SHBA). Partnerja e Montgomeryt dhe viktima më e madhe e skandalit BALCO, Jones, u bë femra e parë që fitoi pesë medalje në një olimpiadë në Sydney të vitit 2009. Pas shumë vitesh mohimi, ajo pranoi se kishte mashtruar me substanca dhe u burgosur për shkak se kishte gënjyer hulumtuesit federal.


7. Kelli White (SHBA). Një tjetër viktimë e BALCO që pranoi se kishte përdorë koktej të substancave pasi kishte fituar medaljet e arta në 100 dhe 200 metra në vitin 2003 në kampionatin botëror në Paris.


8. Justin Gatlin (SHBA). Amerikani, i cili fitoi medaljen e artë në 100 metra në Olimpiadën e Athinës, ka marrë dy suspendime për doping, përfshirë një katërvjeçar për nivele të tepruar atë testosteronit. Ai fitoi medaljen e bronztë në lojërat olimpike Londra 2012.


9. Veronica Campbell-Brown (Xhamajka). Dy herë kampione olimpike në 200 metra, ajo aktualisht është e suspenduar pasi doli pozitive në një diuretik të ndaluar në maj të këtij viti.


10. Sherone Simpson (Xhamajka). Fituesja e medaljes së artë olimpike në Athina 2004 dhe fituese e medaljes së argjendtë vitin e kaluar në Londër, si pjesë e ekipit të Xhamajkës 4×100 metra, Simpson doli pozitive për një stimulues të ndaluar, oksilofrine, në kampionatin e muajit të kaluar në Xhamajka.


11. Tyson Gay (SHBA). Mblodhi një grusht titujsh në vrapim në kampionatin e vitit 2007 në Osaka, kur fitoi në 100 dhe 200 metra dhe ishte pjesë e ekipit triumfues 4×100 metra. Ai doli pozitiv në një substancë të paidentifikuar në një test jashtë-garues në maj të këtij viti.


12. Asafa Powell (Xhamajka). Ai mbajti rekordin botëror në 100 metra nga viti 2005 deri në vitin 2008, por doli pozitiv në oksilofrinë në kampionatin kombëtar të Xhamajkës muajin e kaluar.


13. Thanou/Kostas Kenteris (Greqi). Thanou (medaliste e argjentë në 100 metra në Sydney) dhe bashkëkombësja e saj greke Costas Kenteris ( kampione në 200 metra në Sydney) janë akuzuar se kishin trilluar një përplasje me motoçikletë para olimpiadës Athina 2004 për të shmangur testet e dopingut.


14. Merlene Ottey (Slloveni). Vrapuesja e lindur në Xhamajka fitoi titullin e kampiones në 200 metra, por u suspendua nga kampionati i atletikës i vitit 1999 në Sevilla, pasi doli pozitiv në nandrolone. Më vonë ajo u pastrua nga Federata e Asociacioneve Ndërkombëtare të Atletikës.


15. Katrin Krabbe (Gjermani). Kampionia e dyfishtë në kampionatin botëror të vitit 1991 në Tokio, kurrë nuk garoi në ndonjë Olimpiadë pasi u suspendua për shkak të agjentit anabolik klenbuterol.
/Telegrafi/

Exit mobile version