Site icon Telegrafi

Atleticos i pamundësohen transferimet gjatë verës

Gjykata e Arbitrazhit për Sport [CAS] ka konfirmuar dënimin e shqiptuar prej FIFAs për ndalimin e transferimeve nga FIFA.

Atletico Madrid nuk mund të transferojë lojtar deri në janarin e vitit 2018.

Theksojmë se të njëjtin dënim e kishte marrë edhe Real Madrid, ku dy klubet u dënuan për thyerjen e rregullave për transferimin e lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare.

Theksojmë se Antoine Griezmann është lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, derisa Diego Costa dhe Alexandre Lacazette po kërkoheshin nga Atletico. /Telegrafi/

Exit mobile version