Site icon Telegrafi

Atletico vazhdon në çerekfinale falë triumfit nga ndeshja e parë

MADRID, SPAIN - MARCH 05: Antoine Griezmann (L) of Atletico de Madrid celebrates scoring their third goal with teammates Thomas Teye Partey (2ndR) and Koke (R) during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Valencia CF at Estadio Vicente Calderon on March 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Atletico Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayer Leverkusenin.

Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të zhvilluar në Bay Arena, Los Rojiblancos fituan me rezultat 4-2, ndërsa sfida kthyese në Vicente Calderon përfundoi pa fitues (0-0).

Skuadra gjermane u përpoq t’i ndryshonte gjërat në pjesën e parë, mirëpo Volland e Brandt nuk i konkretizuan rastet e tyre. Nga ana tjetër, ekipi spanjoll që e kontrollonte rezultatin, me raste ishte i rrezikshëm.

Volland pati mundësi të realizonte edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk ia doli. Në këtë mënyrë, Atletico Madridi u kualifikua në çerekfinale.

Shorti për ndeshjet çerekfinale do të ndahet më 17 mars (e premte). Përballjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, kurse ndeshjet kthyese më 18 dhe 19 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version