Atletico Madridi i është afruar pozitës së tretë në tabelën e La Ligas, pas fitores në derbin ndaj Sevillas.
Los Rojiblancos fituan me rezultat 3-1 në Vicente Calderon për t’u ngritur në kuotën e 55 pikëve, dy më pak se andaluzianët që e mbajnë vendin e tretë.
Diego Godin realizoi golin e parë (37’) dhe ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.
Në pjesën e dytë, Antoine Griezmann e dyfishoi epërsinë me një gol të shënuar nga gjuajtja e lirë (61’).
Goli i tretë u realizua nga Koke (77’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Joaquin Correa (85’). /Telegrafi/