Atletico Madridi e ka ngritur epërsinë në ndeshjen që po e zhvillon në udhëtim te Bayer Leverkuseni.
Në sfidën e vlefshme për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, skuadra mysafire është në epërsi prej 1-3.
Kevin Gameiro u tregua i saktë nga pika e bardhë pas një penaltie të akorduar në favor të vizitorëve (59’).
Megjithatë, reagimi i vendasve nuk vonoi dhe ata e ngushtuan rezultatin me autogolin e Stefan Savic.
Los Rojiblancos janë në rrugë të mirë që të nxjerrin rezultat shumë të favorshëm para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Madrid. /Telegrafi
https://www.youtube.com/watch?v=Mdh08WX2CX0