Atletico Madridi ka pësuar humbje prej 2-1 në udhëtim te Sporting Gijoni.
Mysafirët shënuan të parët, edhe atë në fraksionin e parë të lojës, parmes Antoine Griezmann nga gjuajtja e lirë (29’).
Rezultati u barazua në gjysmën e dytë, ndërsa Antonio Sanabria ishte golashënues (79’).
Nikoqirët ia dolën që ta përmbysnin rezultatin dhe ta fitonin ndeshjen me golin e Carlos Castro (89’).
Aktualisht, Atletico Madridi është tetë pikë prapa Barcelonës, por katalunasit nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e kësaj jave (ndaj Villarrealit). /Telegrafi/
Griezmann shënon një gol të bukur kundër Gijon nga gjuajta e lirë.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016
Shikoni predhën e Antonio Sanabria ndaj Atletico Madridit.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016