Telegrafi

Atletico nuk mund ta përballojë aktualisht transferimin e Ronaldos – por situata mund të ndryshojë

Atletico Madridi thuhet se ka shfaqur interesim për Cristiano Ronaldon, i cili prej muajsh po e kërkon largimin nga Manchester United.

Los Rojiblancos kanë kujtime të hidhura nga e kaluara me portugezin, pasi janë të mposhtur në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, sipas asaj që raporton AS – Jorge Mendes e ka bindur Diego Simeonen që ta transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë në “Wanda Metropolitano”.

Lexo po ashtu Ronaldo lidhet me një rikthim të bujshëm në La Liga

Ronaldo po kërkon që të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23, derisa në ditët e ardhshme priten lëvizje konkrete nga Atletico.

Klubi aktualisht nuk mund të realizojë transferimin e 37-vjeçarit, pasi duhet të dalin plus 40 milionë euro fitimi, më pas të synojnë transferimin e tij.

Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain ishin po ashtu në listën e Ronaldos, mirëpo lojtari u refuzua nga të trija. /Telegrafi/