Telegrafi

Atletico nuk arrin të fitojë ndaj Club Brugge, belgët kalojnë tutje nga faza e grupeve

Atletico Madridi ka barazuar me Club Brugggen me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë solli raste nga të dyja palët me mysafirët që rrezikuan fillimisht.

Ferran Jutgla gjuajti në minutën e 10-të, por pa sukses. Pas tij Antoine Griezmann që provoi por Simon Mignolet priti.

Angel Correa lëshoi rast të mirë në mintuën e 20-të, ndërsa goli i Saul Niguez u anulua për pozitë jashtë loje.

Mignolet sërish ishte në krye të detyrës në minutën e 26-të, kur priti goditjen e Griezmann.

Në fund të pjesës së parë u prit një penallti për Bruggen, por gjyqtari e anuloi pasi e akordoi, duke e ndryshuar mendimin nga VAR.

Në pjesën e dytë Atletico Madridi provoi shumë që të fitojë ndeshjen, sidomos në minutat e fundit.

Alvaro Morata dhe Matheu Cunha kishin raste të mira, por portieri në ë dyja rastet ishte në vend.

Brugge me këtë barazim ka dhjetë pikë dhe ka kaluar nga faza e grupeve, pasi Atletico si e dyta është me katër pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore