Atletico Madrid ka konfirmuar se Kevin Gameiro, Nico Gaitan dhe Miguel Angel Moya kanë pësuar dëmtime të tilla që do t’i mbajnë jashtë skuadrës në këtë periudhë delikate të sezonit.
Sulmuesi Gameiro dhe portieri Moya kanë pësuar që të dy një tërheqje muskulore, ndërsa Gaitan po vuan nga një artrit në gishtin e këmbës së djathtë.
Që të re do t’i nënshtrohen një terapie mjekësore, por t’u rikuperuar sa më shpejtë, megjithatë nuk do të jenë të gatshëm për Simeone, në dy javët e para të prillit.
Atletico Madrid do të luajë kundër Malagas dhe Real Sociedadit përpara derbit kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, më 8 prill dhe çerekfinales së Champions League kundër Leicester City, katër ditë më vonë. /Telegrafi/