Atleico Madridi ka njoftuar se është larguar zyrtarisht nga projekti i Superligës Evropiane.
Pas vendimit të gjashtë klubeve nga Liga Premier që të largohen nga tentimi i krijimit të garës më të re në futboll, tani janë larguar edhe Los Rojiblancos e Interi.
Me një njoftim në faqen e tyre zyrtare, Atletico ka bërë të ditur se ata janë tërhequr nga projekti, duke u kërkuar falje tifozëve.
“Bordi i Drejtorëve i Atletico de Madrid, që mblidhet këtë të Mërkurë në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht me Superligën dhe pjesën tjetër të klubeve themeluese vendimin e tij për të mos zyrtarizuar përfundimisht aderimin e tij në projekt”.
Atletico de Madrid e mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot”, shkroi klubi në Twitter. /Telegrafi/
Official statement.
— Atlético de Madrid (@atletienglish) April 21, 2021