Telegrafi

Atletico Madridi vetëm barazim në shtëpi me Granadan

Atletico Madridi ka barazuar me Grandan me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Pjesa e parë nuk solli pothuajse asgjë, me rastet që munguan nga të dyja anët.

Me të filluar pjesa e dytë Atletico Madridi rrezikoi me Antoine Griezmann, por që francezi qëlloi cakun.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Matheus Cunha i cili në minutën e 89-të goditi shtyllën.

Me këtë barazim Atletico Madridi mbetet në vendin e dytë me 61 pikë, ndërsa Granada mbetet në zonën e rënies me 30 pikë. /Telegrafi/