Telegrafi

Atletico Madridi triumfon ndaj Levantes, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Atletico Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Levantes me rezultat 2-0 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse Levante kishte dy raste të mira me Mohamed Bouldinin që iu anulua një gol për faull dhe pastaj me Pablo Martinez Anders.

Me të filluar pjesa e dytë Atletico gjeti golin, me Alvaro Moratan që shënoi pas asistimit të Marcos Llorentes për 1-0.

Edhe pse të besuarit e Diego Simeones kishin raste, goli i dytë erdhi në kohën shtesë.

Nahuel Molina asistoi te Marcos Llorente që shënoi për 2-0.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi kaloi tutje në çerekfinale ku kundërshtarin e ardhshëm e mëson me short. /Telegrafi/