Telegrafi

Atletico Madridi synon t’i kthehet fitores ndaj Valladolidit, formacionet zyrtare

Atletico Madridi dhe Valladolidi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Los Colchoneros janë nikoqir të Valladolidit në takimin i cili pritet të zhvillohet në “Wanda Metropolitano” me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Diego Simeones nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet tri pikëve për të forcuar pozitën brenda top katërshes.

Në anën tjetër, mysafirët kanë katër humbje radhazi dhe do të tentojnë të bëjnë befasi nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Atletico Madrid: Oblak; Molina, Witsel, Hermoso, Reinoldo; Llorente, Koke, Lemar, Griezmann; Correa, Morata; 

Valladolid: Masip, J. Sanchez, El Yamiq, D. Torres, L. Perez, Plano, Mike, Aguado, Olaza, Sergio Leon, Weissman

/Telegrafi/