Atletico Madridi ka prezantuar sot (e premte) gjatë ditës fanellat e para apo ato që cilësohen si të shtëpisë, të cilat do t’i bart në sezonin 2020/21.
Klubi spanjoll nuk ka pritur mbylljen e sezonit 201/20 për të prezantuar fanellat e sezonit të ardhshëm pasi tashmë ka prezantuar ato dhe ka treguar domethënien e tyre.
“Fanella e shtëpisë e Atletico Madridit për sezonin 2020/21 mishëron vlerat e qëndrueshme të klubit përmes një interpretimi klasik të ngjyrave të tyre të famshme nën pretendimin e Zemrës sonë që na bashkon”.
♥️ Our heart unites us, Atleti unites us.
🤩 Your Atleti home kit for the 20/21 season!
🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/ZrXyIAJOZB
— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 3, 2020
“Këto karakteristika reflektohen në një dizajn të ri i cili feston trashëgiminë e pasur të klubit tonë me fanellën e veshur me stil klasik, dhe kap atë frymë të veçantë Atleti në vija të kuqe vertikale të çrregullta e të zjarrta”.
“Vijat tradicionale Kuq dhe Bardhë mbulojnë pjesën e përparme, të pasme dhe mëngët e fanellës dhe janë shtrembëruar pak për të krijuar një ndjenjë moderne”.
[🎥] Take a closer look at our new home kit…
Available NOW‼️❕‼️
🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/CCtps0mCJP
— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 3, 2020
“Një jakë e palëvizshme e kaltër është e fiksuar nga dy pulla në qendër. Shorcet blu dhe çorapet e kuqe plotësojnë pamjen e plotë, me fjalën ‘Atleti’ që shfaqet në mes të muskulit”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
Klubi spanjoll gjithashtu ka njoftuar se shitja e fanellave të reja fillon nga sot (e premte) dhe tashmë ato gjenden në lokalet e klubit dhe ‘online’. /Telegrafi/