Atletico Madridi ka fituar ndaj Getafes me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të në La Liga, që ishte fitorja e gjashtë me radhë në kampionat dhe e 11-ta në të gjitha garat.
Golin e fitores për Atleticon e realizoi sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth, në minutën e 69-të, pas asistimit të Nahuel Molina.
How it started How it ended pic.twitter.com/LIuKvNCG1N
— Atlético de Madrid (@atletienglish) December 15, 2024
Me pikët e fituara ndaj Getafes, Atletico Madridi është në vendin e dytë me 38 pikë, një më shumë se Real Madridi që është një pozitë më poshtë.
Barcelona pas 17 ndeshjesh është lider me 38 pikë aq sa Atletico Madridi.
Skuadra e Diego Simeones ka 11 ndeshje radhazi me fitore në të gjitha garat, duke treguar se këtë vit është shumë serioz në luftë për trofe. /Telegrafi/