Atletico Madridi dhe Rayo Vallecano kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në kuadër të javës së 10-të në La Liga.
Los Colchoneros ishte më i drejtpërdrejtë në pjesën e parë dhe e gjeti edhe golin e epërsisë.
Antoine Griezmann asistoi te Alvaro Morata i cili shënoi për 1-0 në minutën e 20-të.
What a ball from Griezmann and what a finish by Morata! 😍😍😍 pic.twitter.com/LDEsEjPifU
— Hashimi (@HashimiATM) October 18, 2022
Pjesa e parë nuk solli asgjë dhe Los Colchoneros shkuan në pushim me epërsi.
Sa i përket pjesës së dytë mysafirët ishin më kërkues dhe renditën rastet para portës së Atleticos.
We go again. Let's go team! pic.twitter.com/RxViSXXuay
— Atlético de Madrid (@atletienglish) October 18, 2022
Path Ciss, Isi Palazon dhe Radamel Falcao kishin raste të mira në minutat 50’, 68’ dhe 71’, por pa sukses.
Atletico pastaj rrezikoi me Matheus Cunha i cili kishte dy raste, por nuk arriti ta dyfishojë epërsinë.
Në kohën shtesë Rayo Vallecano fitoi penallti, pasi rasti u shikua në VAR, ku Radamel Falcao ishte i saktë për 1-1.
La ley del ex… bien ahí hermano @FALCAO https://t.co/r9zAyE5Ffh
— Diego Armando (@SoyElDiego10) October 18, 2022
Deri në fund gola nuk kishte më dhe skuadrat madrilene u ndan në barazim.
Atletico Madrid ka 20 pikë dhe mban vendin tretë, ndërsa Rayo Vallecano ka 11 pikë dhe qëndron në mesin e renditjes. /Telegrafi/